Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ish-kryetarin e komunës Shalë Dedë Tonaj, banues në fshatin Vuksanaj.

 

Tonaj ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës në 19 dhjetor të vitit 2017 me 2.8 vite burg për abuzim me cështjen e pronave. Ndër të tjera ish kryetarit të komunës i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

 

Sipas informacioneve ish kryetari i kësaj komune, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish vartësit e tij kanë falsifikuar dokumente zyrtare. Me anë të falsifikimit të dokumenteve ata kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *