Arrestohet ish kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov me urdhër të kreut të zyrës së prokurorisë në BE, qe e drejton Laura Kovesi.

 

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe ish-ministrin e Financave Vladislav Goranov, ish-kryetaren e komisionit parlamentar për Buxhetin, Menda Stoyanova si dhe këshilltaren për mediat të Borisovit, Sevdalina Arnaudova, transmeton Reuters.

 

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Janë kryer sekuestrime të shumta. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë vendosur në pranga”, tha Ministria e Brendshme bullgare në një deklaratë për mediat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *