Subscribe

Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka u arrestua këtë të mërkurë nga policia. Shtetasi me iniciale A. C. është pjesë e departamentit të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Policia njoftoi se ai u prangos sepse akuzohet për korrupsion pasiv.

 

Më herët gjatë ditës së sotme u prangos edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka. Margjeka u vu në pranga sepse kishte marrë 6 mijë euro që të lironte nga burgu shtetasin Orian Bali, i arrestuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Gjatë operacionit policor u arrestuan edhe dy sekserë, një prej tyre vëllai i të dënuarit që ju ndryshua masa e sigurisë. Kurse tjetri është pronari i lokalit, ku ju dorëzua shuma e eurove bashkëshortit të gjyqtares.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *