Subscribe

Ky është Mario Meshini, 25-vjeçari i arrestuar nga policia si i përfshirë në atentatin mafioz ndaj Devi Kasmit në Tiranë, dy ditë më parë.

 

I riu Meshini akuzohet për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim: ai dyshohet se është personi që nxori në pritë Kasmin, i cili u ekzekutua me pistoletë nga një person i dytë që mundi t’i shpëtojë policisë.

 

Burime të grupit hetimor, bëjnë të ditur se Mario Meshini u arrestua në shtëpinë e tij, pa bërë rezistencë. Emri i tij u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e viktimës.

 

Por avokati i Meshinit mohon që klienti i tij të ketë lidhje me vrasjen. Ai pranon se Mario ka qenë shok me Devi Kasmin dhe se mbrëmjen e krimit e kishte njoftuar ne celular, pasi kishin lënë takim.

 

Devi Kasmi u qellua 9 herë me pistoletë, sapo kishte dalë nga banesa ku qëndronte. Autori i kryesor i krimit është Domart Konjari, por policia beson se në ngjarje janë implikuar edhe persona të tjerë. Konjari, një emër i njohur për shkak të të kaluarës së tij kriminale, është shpallur në kërkim për vrasjen. Por ai ndërkohë po ndiqet edhe për llogari të autoriteteve franceze për disa ngjarje të rënda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *