Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe duke mbajtur sende të kundërligjshme në banesën e tij.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. B., banues në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, posedonte lëndë narkotike dhe armë pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza kokaine, një armë të ftohtë si dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 48-vjeçari u arrestua dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale:
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
“Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”
“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv




