Shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar në Kosovë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në ndarjen e subvencioneve.

 

Aksioni është bazuar në provat që janë nxjerrë nga telefonat e sekuestruar muaj më parë të zyrtarëve të arrestuar, të cilat tregojnë të dhëna për afera korruptive.

 

Operacioni “Subvencioni 2021” ka nisur në shkurt të këtij viti, kur u prangosën 12 persona, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

 

Po atë ditë u konfiskuan edhe mbi 430 mijë euro, 600 dollarë dhe 200 franga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *