Një super operacion është organizuar nga policia Italiane kur organizatës mafioze të famshme “Ndragheta”. Mbi 2500 policë të shpërndarë në rajone si Kalabri,  Lombardi, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toskana, Lazio, Sicilia, Puglia, Kampanja e Basilikata kanë finalizuar hetimet e nisura prej vitesh ndaj anëtarëve të kësaj organizate dhe bashkëpunëtoreve të tyre.

Deri tani llogariten mbi 416 persona të marrë në pyetje nga të cilët 334 janë arrestuar.

Në mesin e të arresturave janë vec anëtareve të organizatës famëkeqe, edhe shumë avokate, biznesmenë të mëdhenj, politikan dhe drejtues të pushtetit vendor si Prefekte dhe Kryetare Komunash. Raportohet se gjatë arrestimeve janë sekuestruar para dhe pasuri në vlerën 15 milion euro.

Prokurori I Katanzaros Nicola Gratteri tha se ky është operacioni më I madh në historinë e dekadave të fundit në Itali, pas maksi procesit të Palermos reealizuar në vitet 1986-1987 ku u godet organizata mafioze “Cosa Nostra”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *