Shtatë persona përfunduan në prangat e Policisë së Elbasanit këtë të martë.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohore disamujore, ata kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara.

 

Gjatë operacionit, efektivët sekuestruan 150.000 lekë shqiptare dhe 2.760 euro, të falsifikuara, 8 aparate cellular, si edhe sendet që shërbenin për prodhimin e kartmonedhave false.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *