Katër persona ranë në prangat e policisë dhe dy të tjerë jane shpallur në kërkim, si autore të grabitjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin çernem të dibrës, tre ditë më parë.

 

Te arrestuarit janë Selim Ceku 23 vjeç, Zenele Elezi 25 vjeç, Ervin Piku 22 vjeç dhe Alltan Velia 23 vjeç. Ata u arrestuan gjatë operacionit policor “maqellara” ndërsa janë shpallur në kërkim edhe bashkëpuntoret e grabitjes.

 

Gjatë kontrolleve ne banesat  e autoreve policia ka sekesutruar sende me vlerë të vjedhura në banesën e familjes Dulja.

 

Grabitja ndodhi tre ditë me pare kur persona te masura hyne në banesën e rrahman e hasije duljes dhe pasi dhunuan bashkeshortet realizuan grabitjen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *