Një italian dhe dy shqiptarë u arrestuan në Brindisi të Italisë, pasi u kapën me 250 kg marijuanë. Sipas policisë në pranga ranë Salvatore Lograno, 43 vjeç, Renato Uku nga Tirana e banues ne Firence si dhe Oltion Proko nga Vlora. Ata akuzohen për trafik narkotikësh.

 

Sipas policisë italiane Lograno u ndalua gjatë një kontrolli rrugor, ndërsa lëvizte me një makinë në të cilën u gjetën 50 pako me rreth 54 kg drogë të llojit marijuanë. Më pas u krye kontroll edhe në dy vila, ku karabinierët  gjetën 123 pako të tjera me drogë, me peshë totale rreth 200 kg. Në afërsi të vilave policia ndaloi edhe një makinë tjetër në pronësi të italianit por me të cilën udhëtonin dy shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *