Subscribe

Pas njoftimit të Policisë së Shtetit për arrestimin e dy prej autorëve të grabitjes së Rinasit vitin e kaluar, reagoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai tha në rrjetet sociale se ky është një sukses që do të thotë se banda e Rinasit po merr fund. Lleshaj përgëzoi policinë për punën e kryer.

 

“Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë. Kjo goditje është dhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.Operacioni vazhdon…????‍♂️”

 

Klement dhe Eldi Çala akuzohen për grabitjen e 4.5 milionë eurove të kryer në prill të vitit 2019 në Rinas. Gjatë kësaj grabitjeje mbeti i vrarë Admir Murataj, një prej grabitësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *