Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se arrestimi i një shtetaseje ruse në SHBA, është bërë për të prishur ndikimin pozitiv që ka pasur samiti Rusi-SHBA në Helsinki.

 

Zëdhënësja Maria Zakharova tha se nuk ka pasur asnjë arsye për arrestimin e Maria Butinas, e cila është akuzuar për spiunim.

 

Butina është arrestuar dhe akuzuar këtë javë për komplot për të vepruar si agjente e Qeverisë ruse. Është thënë se ajo ka zhvilluar lidhje të ngushta me Partinë Republikane në SHBA.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan më 16 korrik në Helsinki. Trump tha të mërkurën se nga takimi i tij me Putinin do të dalin “rezultate të mëdha”. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *