Subscribe

 

Policia e Fierit ushtroi kontroll në banesën e 25 vjecarit Aldo Ymeraj i arrestuar një ditë më parë pas urdhrit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara për krime kompjuterike.

Në shtëpi të riut iu sekuestruan disa laptopë në të cilët mësohet se ka të dhëna të mjaftueshme të rrjetit dhe kontakteve të 25 vjecarit me grupin e hakerave.

Nga të dhënat e uniformave blu i riu kishte mbaruar studimet për pikturë dhe jetonte në lagjen Konferenca e Pezës në Fier me nënën e tij.

Në dukje gjithçka normale, por emri i të riut ndodhej mes 36 personave nga vende të ndryshme të botës të kërkuar nga SHBA; të gjithë të akuzuar për vjedhjes të të dhënave të kartave të kreditit, me një dëm prej 530 milionë dollarësh.

 

Nga ana tjetër mësohet se Ymeraj jetonte mes qytetit të tij të lindjes Vlorës, por edhe Tiranës ndërsa nuk dihet se si përfundoi në grupin e strukturuar kriminal i quajtur “In fraud we trust”.

 

Grupi me bazë në Shtete e Bashkuara mendohet se është themeluar në vitin 2010nga një i ri ukrainas ndërsa nëpërmjet mashtrimeve ka  shkaktuar dhjetëra milionë dollarë humbje për klientë banka, por edhe biznese të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *