Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka reaguar lidhur me shoqërimin në Komisariat ditën e djeshme të një gruaje, e cila po qeshte në një takim të kryeministrit Edi Rama.

Hasa ka publikuar një video nga fjalimet e kreut të qeverisë për rolin e gruas, ndërsa e konsideroi të paprecedentë arrestimin e zonjës.

“Kemi 2 lajme të mira! 1. Edi Ramën e shqetëson e qeshura e njerëzve! 2. Edi Rama po tregon fytyrën e vërtetë të dhunuesit të grave. Rasti i paprecedentë i arrestimit të një gruaje pse i prishi qetësinë palo kryeministrit me të qeshurën e saj, është tipike e degradimit të regjimeve autokratike. Edi Rama ka ndërtuar një të tillë, që do të rrëzohet me votë në 25 Prill. Sot Edi Rama po e shfrytëzon pushtetin e vjedhur për t’u mbyllur gojën njerëzve.  Ai mund të qeshë tani me urdhrat e tij perversë, por të mos harrojë fjalën e mençur të popullit “Qesh mirë, kush qesh i fundit” 25 Prilli po afron!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *