Mjeku i QSUT Ilir Allkja ka reaguar pas arrestimit të kolegut të tij anestezist Fitim Marku pak ditë më parë tek Spitali i Traumës.

 

Markut, iu komunikua dje vendimi nga gjykata, ku për shkak të gjendjes shëndetësore e lanë me arrest shtëpie.

 

Ndërkohë që Allkja, në një postim në Facebook, shkruan se edhe ai vetë ka marrë dhurata dhe bakshishë nga pacientë apo familjarë të këtyre të fundit, për shërbimin që bluzat e bardha iu kanë bërë.

 

Ai thekson se kjo dhuratë nuk është domosdoshmërisht e kërkuar, ndërsa i quan hipokritë ata që e mohojnë një gjë të tillë.

 

Por mjeku Allkja dënon dhënien e rryeshfetit, si diçka kriminale dhe të pamoralshme, por që po e hasim sipas tij në shumë institucione.

 

Reagimi i plotë:

 

PO, KAM MARRË E KAM DHËNË DHURATA!

 

#Bakshishi, shqip dhurata është  një nga fenomenet  më të përhapura  në Shqipëri  e mbarë botën. Njerëz të ndryshëm  shprehin  mirënjohjen  për një ndihmë, vepër a përkrahje  në një moment të caktuar  nëpërmjet një dhurate.

 

Kjo ndodh  edhe në mjekësi. Pacientë apo  familjarë pacientësh, pas shërimit pregatisin një dhuratë  për mjekun që ju ka shërbyer. Kjo dhuratë nuk është  e domosdoshme  e aspak e kërkuar.

 

Ata që e mohojnë janë thjeshtë  hipokritë.

 

#Ryshfeti është  dhënia  e kushtëzuar  e shërbimit mjekësor, e zgjidhjes  së një problemi  në administratë, polici, e drejtësisë në gjykata etj. Kjo është  e paligjshme,  e pamoralshme, është  kriminale,  unë e kam dënuar  dhe e dënoj!

 

Jam shprehur  që kam marrë  dhurata, (bakshish) dhe kam theksuar që kam pranuar të tilla nga familjarë,  kushurinj  apo miq të mij  për shërbime që kam kryer jashtë institucioneve ku kam punuar, në shtëpitë  e tyre, dhe për këtë nuk ndjej  turp pasi dhurata(bakshishi pra) ka qenë pa kërkesën time dhe në distancë kohe pas shërbimit.

 

Shkatërrimi i besimit mjek-pacient  përveç mjekëve  të zinj, pazarxhinj ka edhe kontributin e mediave, gazetarëve  cinikë, të cilët  për ca klikime  më shumë hedhin  në “sofrën” e sadistëve  të rrjetit  gjithçka, duke shtrembëruar  të vërtetat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *