34 persona, të akuzuar për shkelje të ndryshme me ndërtimet në qarkun e Tiranës që sollën pasoja pas tërmetit të 26 nentorit, dolën sot para gjykatës penale për vlerësimin e masës së sigurisë.

Nën akuzë janë ish kryetarët e komunave të Farkës dhe Kasharit Fatbardh Plaku, besnik Fuçia dhe Faik Fejzo, ndërtues, urbanistë, ish zyrtarë si dhe arkitektë e specialist të tjerë.

Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet si dhe kanë bërë ndërtime pa leje në kohë të ndryshme.

Arrestimi I ish zyrtarëve dhe personave të tjerë erdhi pasi në shumë ndërtesa në qarkun e Tiranës u vunë re dëmtuime serioze nga lëkundjet e forta të 26 nëntorit. Për pasojë prokuroria dhe policia kërkuan ekspertizë për të parë nëse bëhej fjalë për shkelje. Dhe ekspertët vërejtën se këto objekte kishin probleme që vinin si pasojë e abuzimeve me lejet e ndërtimit.

Menjëherë pas këtyre konstatimeve  prokurroia sekuetsroi provat material ndërsa lëshoi urdhër arrestet për 34 vetë.  Por hetimet nuk konsiderohen të mbyllura, pasi ato do të shtrihen edhe për ndërtimet në njësinë administrative të Dajtit si dhe Kamzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *