Partia e kancelares gjermane ,Unioni Kristian Demokrat, zgjodhi kryetarin e ri, Armin Laschet. Në konventën partiake, që u mbajt online për të respektuar rregullat e koronavirusit,  Laschet kryesoi me 521 vota kundrejt Friedrich Merz, i cili mori 466 vota.

Në fjalimin e tij pas fitores, Laschet u zotua se do të bëjë gjithçka që partia të dalë mirë në zgjedhjet e ardhshme rajonale.

 

ARMIN LASCHET

KRYETAR I CDU

 

“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e lidhur me këtë zyrë. Unë dua të bëj gjithçka që të mund të qëndrojmë së bashku gjatë këtij viti, dhe pastaj të sigurohemi që kancelari tjetër në zgjedhjet federale do të jetë nga sindikata Ne duhet të flasim qartë, por jo të polarizojmë,” u tha ai delegatëve. “Ne duhet të jemi në gjendje të integrohemi, ta mbajmë shoqërinë të bashkuar.”

 

Gjatë konferencës kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet.

 

ANGELA MERKEL

KABCELARE E GJERMANISE

 

“Shpresoj që do të zgjidhet një ekip që merr në duar të veta fatin e partisë sonë dhe punon me të gjithë anëtarët për të gjetur përgjigjet e duhura për sfidat e së ardhmes”

 

Gara në partinë konservatore  gjermane vjen në një moment të rëndësishëm pasi më 26 shtator do të zhvillohen zgjedhjet nacionale. Merkel, e cila ka mbajtur katër mandate si lidere e partisë dhe 16 vjet si kancelare, njoftoi se nuk do të kandidojë më dhe se do të largohet nga skena politike në shtator të 2021-shit.

 

Armin Lasket, konsiderohet si zgjedhje që do të shënojë vazhdueshmërinë e drejtimit të Merkel. Kjo pasi kur Merkel u përball me kundërshtimin e fortë nga pjesë të partisë së saj para ardhjes së qindra mijëra refugjatëve dhe azilkërkuesve në Gjermani që nga viti 2015, Laschet mbeti një aleat besnik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *