Presidenti Andrzej Duda ka fituar sërish në Poloni.

Duda mori 51.21% të votave ndërsa kundërshtari u tij Rafal Trzaskowski mori 48.79%.

Të dhënat janë zyrtare dhe u bënë të ditura nga Komisioni Elektoral Shtetëror.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që votuan për mua”, u shpreh Duda pas rizgjedhjes në detyrën e Presidentit.

Rizgjedhja e tij në këtë post sipas analisteve mund ti hapë rrugën masave dhe ligjeve shtrenguese mbi abortin dhe të drejtat e homoseksualeve.

Duda, politikan konservator, u vu në qëndër të kritikave nga shoqatat e të drejtave të njeriut në Poloni pasi deklaroi gjatë fushatës se të drejtat e LGBT kanë qënë dhe janë një ideologji me destructive edhe sesa komunizmi e se objektiv i madh i tij eshte te mbrohen nga femijet nga ideologjite e rrezikshme te komunitetit LGBT.

Rivali i tij Trzaskowski mbajti një axhende me progresiste në fushatën e tij elektorale dhe kishte për synim që Polonia të kishte rol shumë aktiv në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *