27 persona u arrestuan gjatë një megaoperacioni të ndarë mes Italisë dhe Shqipërisë.

 

Katër grupe kriminale janë goditur falë bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanzas pas nje hetimi qe zgjaste qe ne vitin 2016.

 

Në mesin e të arrestuarve deri më tani janë 21 shtetas shqiptarë dhe 6 italianë.

 

Grupet kriminale dyshohet se prej vitesh kryenin trafik droge dhe armësh mes dy vendeve, por në vendin tonë se baza e trafikantëve mendohet se ka qenë Vlora.

 

Në Itali qedra e grupeve kriminale ka qenë në Lecce, ndërsa arrestimet janë bërë në disa zona, Siçili, Kalabri, Lombardi, Toskana, Emilia Romanja dhe Liguria.

 

Gjatë natës operacioni në Shqipëri është zhvilluar në Vlorë nga forcat RENEA.

 

Hetimet janë kryer nga anti-mafia italiane ndërsa operacioni për arrestimin e të tjerë personave vazhdon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *