Një konflikt mes dy familjeve në Itali, njëra prej të cilave shqiptare, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

 

Sipas mediave italiane ka mbetur e plagosur bashkëshortja e shtetasit shqiptar si dhe një shtetas italian, të cilin e kanë zënë plumbat gabimisht dhe është në gjendje të rëndë.

 

Ngjarja është regjistruar në Prata Goivine, ku dy familjet, ajo shqiptare e italiane ishin në konflikt me njëra-tjetrën.

 

Sipas policisë italiane, pas një sherri shtetasi italian ka marrë armën dhe ka ka qëlluar drejt shtetasit shqiptar, por plumbat gabimisht kanë prekur bashkëshorten e këtij të fundit dhe një shtetas tjetër.

 

Kanë qenë vetë fqinjët ata që njoftuan policinë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar menjëherë me plagë të rënda në spital.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *