Subscribe

Kjo është një letër e Aqif Pashë Elbasanit, e vitit 1920, në gjendje jo të mirë dhe e dëmtuar. Muzeu i Lushnjës e ka mbajtur për një kohë të gjatë, në kushte të papërshtatshme. Për të mos lejuar degradimin e kësaj pasurie, Drejtoria e përgjithshme e arkivave nisi inspektimet në rrethe, duke mbledhur 5000 dokumente të rëndësishme historike.

 

Bido u bëri thirrje të ministrive, shkollave, bashkive, muzeve dhe dikastereve te tjera që të dorëzojnë çdo dokument që daton para vitit 1945. Ai u kujtoi titullarëve se ky është një detyrim ligjor që duhet përmbushur. Dokumentet e mbledhura, do ti vihen në dispozicion studiuesve në një kohë të shkurtër pas restaurimit dhe skanimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *