Arilena Ara dhe Flori Mumajesi duket se kanë gati bashkëpunimin e tyre më të ri.

 

Dyshimet kishin disa ditë që kishin nis, përmes disa fotove të njëjta të tyre. E para ishte Arilena që postoi foto bardh e zi në studion e fotografit Ergys Zhabjaku, e pas disa ditësh edhe Flori postoi fotografi pothuajse të njëjtë si të Arilenës.

 

Pas shumë aludimesh më në fund zërat janë konfirmuar dhe pritet që ditën e sotme Arilena dhe Flori të publikojnë këngën e tyre. Flori ka bërë një postim në ‘Instagram’ duke treguar se kënga do të titullohet “Doja”.

 

Më pas miku i tij, Klajdi Haruni ka zbuluar se Flori do të vijë në bashkëpunim me Arilenën, duke i përmendur të dy në një postim në ‘Instastory’.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *