Analisti dhe gazetari i njohur James Harkin ka bërë një shkrim të gjatë lidhur me sulmin terrorist që ndodhi pas koncertit të Ariana Grande.

 

 

Sipas tij këngëtarja në fjalë ka bërë disa vepra, që islamistët i urrejnë.

 

 

Në këtë rast James u është referuar skenave të nxehta të 23 vjeçares, e cila gjatë performancave të ndryshme ka bërë lëvizje provokuese si ngritja e këmbës apo tundja e të pasmeve.

 

 

Analisti ka vijuar më tej duke analizuar detaje dhe raste të tjera të ngjashme, të cilat sipas tij dalin në konkluzionin se doktrina e terroristëve është kundër muzikës, artit dhe provokimeve.

 

 

Ariana Grande ka thënë së fundmi se do të jetë ajo që do të mbulojë shpenzimet e funeralit për 22 viktimat që humbën jetën pas sulmit terrorist në Manchester.

 

 

 

Vlen të kujtojmë që shpërthimi ndodhi pasi kishte përfunduar koncerti i këngëtares dhe ngelën 22 të vdekur dhe 119 të plagosur.

 

 

 

Në vendngjarje ishte edhe nëna e Arianës, e cila ndihmoi disa të  rinj derisa erdhën forcat e policisë.

 

 

Pas ngjarjes së rëndë, Ariana e ka anuluar turin e saj dhe është kthyer në shtëpinë e saj në Amerikë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *