Brazil-Argjentinë do të jetë finalja e Kupës së Amerikës . Skuadra e Lionel Skaloni mposhti  me penallti Lolumbinë ne një ndeshje te buukur dhe te luftuar nga të dyja kombëtaret.

 

90 minuta përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1. Fillimisht ishin argjentinasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 7-të me Lautaro Martinez,  që me klasin e tij e dërgoi topin në rrjetë .

 

NJë aksion fantasttik mes goleadorit të  Interit dhe yllit të skuadrës Leo Messi bënë që gjithcka të ishte dhe më e thjeshtë.

 

Mirëpo nga ana tjetër kolumbianët nuk u dorëzuan dhe provuan të gjenin baraspeshën fillimisht me Cuadradon.

 

Pastaj Barrios goditi shtyllën, kurse Jerri Mina traversën. Një mundësi të mirë për  golin e barazimit, kishte dhe Gonzales, por sërish saktësia mungoi.

 

Përpjekjet e Kolumbisë u konkretizuan me një supergol të Diaz në pjesën e dytë . Edhe  Messi kishte një mundësi të mirë po u ndal nga  shtylla. Kështu  skuadrat u drejtuan  11 metërshave  për të caktuar aty finalistin tjetër të kupës së amerikës. .

 

Gradiani Emiliano Martinez tregoi  aftësitë e tij duke ndalur 3 herë kolumbianët të festonin pasi gabuan me Sanchez Mina dhe Cardona ndërsa për Argjentinën i vetmi që nuk shënoi dot ishte De Paul që e dërgoi topin mbi katërkëndësh.

 

Megjithatë Messi , Paredes dhe Lautaro Martinez i siguruan kombëtares së tyre një biletë për në finale aty ku do të përballet me Brazilin të dielën në 11 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *