Argjentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kilit , në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit katar 2022. Edhe pse luanin në shtëpi , albicelestet nuk ishin në formën më të mirë pasi u shfaqën pak herë përpara portës dhe nuk arritën të mbronin dot rezultatin.

E para që kaloi  në avantazh ishte Argjentina ne minutën e 23 me të përhershmin  Lionel Mesi i cili ekzekutoi saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Por festa nuk zgjati shumë pasi nga ana tjetër Kili u kundërpërgjigj me Aleksis Sancz qe vetëm pak minuta më vonë riktheu sërish baraspeshën. Pas kësaj , ekipet  provuan deri në fund për të marrë maksimumin nga kjo sfdië por finalizimi në fund mungoi .

Pas këtij barazimi, Argjentina mban vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Kili pozicinohet në vendin e shtatë me pesë pikë . Sa i përket ndeshjeve të tjera , Kolumbia mori një fitore të pastër 3-0 ndaj Perusë në transfertë  ndërsa  Uruguaji barazoi pa gola ndaj Paraguajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *