Subscribe

Federata shqiptare e futbollit akuzon segmente te caktuara të qeverisë dhe në mënyrë të vecante te ministrisë së financave se kanë për qëllim të bllokojnë përfundimin në afat të punimeve për stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.

I ftuar në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, anetari i komitetit ekzekutiv Arben Dervishaj sqaroi problemin e fundit të lindur mes ministrisë së financave dhe Shoqërisë Kuqezi që po ndertonin stadiumin modern.

Dervishaj tha se vendimi i Komisionit të Apelit në Ministrine e Financave për të mos i rimbursuar shoqërisë kuqezi tvsh-në me vlere 2 milion euro do të ndikojë direkt në mos përfundimin e punimeve në impiantin e ri modern të futbollit shqiptar teksa tha se në këtë rast është vepruar me dy standartë.

Dervishaj i cili mban postin e kryetarit të infrastrukturës dhe investimeve ne FSHF, tha se federate dhe shoqëria kuqezi që ndërton stadiumin do ta dërgojë këtë cështrje ne Gjykate pasi është e bindur se drejtësia është në anën e tyre.

Z.Dervishaj tha ne emisionin “Kampionet” se deri tani në Arenen kombëtare janë kryer 80% të punimeve teksa gjithcka ka shkuar sipas afateve të caktuara, përpos problematikes së fundmit të krijuar me mosrimbursimin e TVSH-së. Arena Kkombëtare do të jetë impiant me 4 yje, I certefikuar për ndeshhje te rëndësishme ndërkombëtare deri tek superkupa e europës. Impianti I parashikuar të mbarojë vitin e ardhshëm do të jetë I mbuluar në pjesën ë tiofzeve dhe do të ketë kapacitetr perj 22 mijë tifozesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *