Subscribe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu paralajëmroi të martën se nuk do të ketë asnjë shpëtim për të gjithë “të fortët”.

 

Në një konferencë për mediat, Veliu u shpreh se qysh prej nëntorit 2017 kur u krijua “Forca e Ligjit” e deri më tani janë goditur një numër i konisderushëm bandash. Veliu tha se janë arrestuar 300 persona deri më tani.

 

Ai deklaroi se operacioni Forca e Ligjit ka qenë një nga operacionet më të suksesshme që ka ndërmarë na njëherë policia.

 

 

“Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni, mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta: Rreth 160 persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’ janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtje pa leje; Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale. Më hollësisht mund të shihni listën me emra dhe veprën penale që shfaqet në ekran. Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj. janë sekuestruar 43 armë zjarri të llojeve të ndryshme, automjete dhe një sasi e konsiderueshme parash.Policia e Shtetit, duke përfituar nga rasti kërkon ndjesë, nëse në ndonjë rast kontrollet e ushtruara në ambiente publike krijojnë shqetësim, por e konsiderojmë më shumë rëndësi vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit, nën petkun e “të fortit””

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *