Në zonën e Niklës po zhvillohet një mega-operacion anti-drogë, pas sinjalizimit nga Guardia di Finanza për parcela me kanabis.

 

Pjesë e operacionit janë edhe krerët më të lartë të policisë, Ardi Veliu, Gjovalin Loka e Tonin Vocaj, që po monitorojnë nga afër të gjithë aksionin. Në një nga fotot e publikuara, duket Ardi Veliu që futet vetë në një banesë, për të bërë kërkime për kanabis.

 

Një foto tjetër tregon sesi lëndës narkotike të gjetur i është vënë flaka. Deri tani, raportohet për rreth 10 persona të shoqëruar, ndërsa operacioni vijon.

 

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *