I ftuar në emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus në rubrikën e gatimit “Pa Recetë” Arbër Çepani përveç gatimit ka treguar dhe planet e tij të rikthimit në media.

 

Çepani për tre vite me radhë ka moderuar emisionin e mëngjesis në TVSH “Miremengjes Shqiperi”, por duket se planet e tij janë që ta shikojmë sërish në një ekran televiziv.

 

Në “Pa Recete’’ ai u shpreh se u largua nga ky format televiziv për të ju kushtuar më shumë sipërmarrjes, por edhe për të patur nje pauz ne ekran.

 

Ndër tgë tjera nga Vizion Plus Arbëri shtoi se ky nuk është largim përfundimtar nga ekrani, pasi ai theksoi se shumë shpejt do rikthehet me nje projekt televiziv. Sipas tij këtë herë projekti do të ketë lidhje me biznesin, një risi në ekranet Shqiptare ku Arberi Çepani do te alternojë profesionin si sipermarres dhe pasionin per ekranin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *