Gjigandi i teknologjisë Apple prezantoi iPhone 16 në një event të madh. Edhe pse telefoni i ri ka disa ndryshime të vogla të jashtme, Apple thotë se ndryshimet e brendshme të telefonit kanë për të qenë të padëgjuara më parë dhe kanë për të entuziazmuar klientët besnikë të Apple.
iPhone 16 është smartfoni i parë i Apple, i ndërtuar me qëllim për inteligjencën artificiale gjeneruese. Kompania ka lënë të kuptohet tashmë për disa nga gjërat që “Apple Intelligence” do të jetë në gjendje të bëjë: do të mundësojë biseda më të natyrshme me Siri, do të ndihmojë në hartimin e emaile-ve, do ta bëjë më të lehtë gjetjen e momenteve specifike në albumet tuaja fotografike dhe do të përfshijë informacionin personal të përdoruesve në përgjigjet. Detyra e kompanisë në prezantimin e sotëm do të jetë t’u tregojë përdoruesve të iPhone se çfarë do të duket në jetën reale.
Prej kohësh një pjesë e klientëve kanë shprehur se kompania nuk po bën ndryshime apo përmirësime të dukshme për sa u përket risive.
Që nga lançimi i iPhone 12 me lidhjen 5G në vitin 2020, kompania u ka dhënë klientëve të saj disa arsye për të blerë gjeneratat e fundit. iPhone-t njihet kryesisht për nxjerrjen e fotove të bukura, prandaj dhe kompania ka investuar më tepër në këtë sektor.
Kamerat e telefonit kanë avancuar kryesisht deri në atë pikë sa janë të mjaftueshme për nevojat e përditshme të shumicës së njerëzve pa ndryshime të mëdha në ‘hardëare’ dhe pikërisht kjo nuk është e mjaftueshme për një pjesë të klientëve. Prandaj dhe shitja e telefonave që bëjnë rreth gjysmën e të ardhurave të kompanisë kanë qenë më të ngadalta se në vitet e mëparshme.
Sipas analistëve, eventi i madh për prezantimin e iPhone 16 ka të bëjë me përmirësimin e markës. Teksa parashikohet që Apple të nxjerrë në pah një sërrë ndryshimesh në produkte dhe shërbime të ndryshme si në AirPods madje edhe Apple Tv+.