Pajisja iPad Pro i ri vjen me ekran 10.5 inç, i cili do të zëvendësojë modelin e deritanishëm prej 9.7 inç.

 

Njëri nga detajet më interesante janë frekuencat e reja që bëjnë rifreskimin e ekranit, e cila nga 60 është rritur në 120 Hz.

 

Kjo do të reflektojë në mënyrë pozitive të shikimit të videove, lojërave, por edhe të punës më grafikën.

 

Përveç kësaj, ekrani TrueTone tash është 50% më i ndritshëm se sa pararendësi.

 

Pajisja punon me procesorin Apple 6 A10X, sistem operativ iOS 10, por në vjeshtë do të përditësohet në iOS 11, i cili do të sjellë shumë detaje specifike për ekranin e madh të tabletit.

 

 

iPad Pro i ri ka kamerë 12 MP me stabilizim optik, blen f/1.8 dhe mund të xhirojë deri në 4K.

 

Në Apple thonë se pajisja do të punojë me një mbushje të baterisë deri 10 orë dhe për herë të parë mbështetet mbushja e shpejtë.

 

Çmimi i pajisjes në SHBA është 329 dollarë për modelin 32 GB WiFi, ndërsa në ofertë do të ketë konfigurime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *