Apple mund të ristrukturojë të gjithë linjën e iPad në fillim të marsit 2017. Sipas një raporti, Apple do të lançojë një kuartet të pajisjeve iPad Pro, në katër madhësi: 12.9 , 10.5, 9.7 dhe 7.9 inç, shkruan TechSot.

 

Modelet 12.9 dhe 9.7-inç padyshim do të jenë një vazhdim i linjës së tanishme të iPad Pro. Tableti 10.5-inç do të jetë një model i ri, ndërsa 7.9 ka gjasa të zëvendësojë iPad mini.

 

Kjo bie në kundërshtim me disa raporte të mëparshme, shkruan TechSot, të cilat nuk e përmendnin kurrë iPad mini. Megjithatë, ashtu siç është raportuar në tetorin e vitit 2016, një “iPad mini Pro” do të vinte së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *