Apple ka konfirmuar dje blerjen e aplikacionit “Shazam”.

Marrëveshja kap vlerën e 400 milionë dollarëve.

“Jemi të lumtur që ‘Shazami’ dhe ekipi vet i talentuar po i bashkohen Appleit”, ka thënë një zyrtar i kompanisë për “The Verge”. “Apple Music dhe ‘Shazam’ janë bashkim natyral, ndajnë pasionin e njëjtë për gjetjen e muzikës dhe ndajnë muzikë perfekte me përdoruesit tyre. Kemi plane të jashtëzakonshme dhe do t’i shfaqim pas marrëveshjes”.

“Shazam” është aplikacioni më i njohur në botë për identifikimin e këngëve, filmave dhe emisioneve përmes vetëm një audio të shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *