Situata në Amazonë vijon të mbetet shqetësuese ndërsa mijëra vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në pak orë.

 

6 shtete kanë ngritur alarmin që të shtohen masat pasi mijëra hektarë pyje tashmë janë djegur dhe beteja me flakët vijon të mbetet e veshtire.

 

Liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të idustrializuara kanë rënë dakort që të ndihmojnë Brazilin në menaxhimin e situatës.

 

 

EMMANUEL MACRON

 

PRESIDENT I FRANCES

 

 

“Marrëveshja do të përfshijë mekanizma teknikë dhe financiarë në mënyrë që të ofrohet ndihmë sa më efikase. Ne nuk mund të qëdnrojmë duarkryq ndërsa mushkëria e planetit digjet.”

 

 

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se do të ndërmerren bisediem serioze me Brazilin për shpyllëzimin në rajonin e Amazonës, pasi të shuhen zjarret.

 

 

ANGELA MERKEL

 

KANCELARE E GJERMANISE

 

 

 “Natyrisht ky është territor brazilian, por ne kemi pyetje për këtë rajon, pyetje të nivelit global. Mushkëritë e gjithë botës janë prekur, prandaj na duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta”.

 

 

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter se ai ka biseduar ne telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se Izraeli do të dërgojë një aeroplan të specializuar për të ndihmuar në operacionin e luftimit të zjarreve.

Të premten, Bolsonaro ka njoftuar për dërgimin e 44,000 ushtarëve për të luftuar zjarret, mirëpo vetëm disa qindra prej tyre tashmë janë dërguar në rajonin e Amazonës.

 

Agjencia satelitore e këtij shteti ka regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në Amazonë gjatë këtij viti, ndërsa më shumë se gjysma kanë nisur vetëm këtë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *