Teksa gara për hetuesit specialë të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të qëndrojë hapur edhe për pak orë, ambasadorja Yuri Kim bëri një thirrje të fortë. Ajo deklaroi përmes një postimi në “Twitter” se ky është një shans që duhet të kapet për t’i dhënë fund ankesave.

 

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur duke qëndruar ulur dhe ankoheni. Çohuni dhe veproni!”

 

Një ditë më parë, ambasada amerikane bëri thirrje që kushdo që përmbush kriteret, të bëhet pjesë e ekipit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *