Subscribe

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj,  këtë të dielë ka prezantuar platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

 

Në fjalën e tij ministri ka theksuar se procesi i aplikimit do të zgjasë një muaj dhe në fund do duhet që të jenë gati dosjet e aplikantëve për të filluar me procesin tjetër të ndërtimit.

 

Ahmetaj ndër të tjera ka sqaruar se aplikimi do të nis të mërkurën, më datën 29 janar dhe do të zgjasë 30 ditë.

 

Gjithashtu ai  u ka dhënë “urdhër” të gjitë bashkive të prekura nga tërmeti që të hapin zyra për të pritur qytetarët, por detyrë e tyre është për të shkuar dhe për t’i gjetur ato dhe për të bërë aplikimin.

 

” Platforma bazohet në vetë deklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh online. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju. Është detyra juaj. Kemi bërë një manual të detajuar.Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S’ka të bëjë të ketë akt pronësie. Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s’kanë asnjë dokument. Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore. Rindërtimi, pallate dhe banesa private. Rikonstruksioni.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *