Subscribe

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Ervis Martinaj, i cili do të qëndrojë në burg pa afat deri në nisjen e procesit gjyqësor.

 

Në dy raste, gjykata kishte dhënë masën e arrestit  me afat 30 ditor deri në dërgimin e provave bindëse nga organi i akuzës I cili e apeloi vendimin.

 

Mesa duket tashmë Gjykata është bindur nga provat e reja që ka dërguar prokuroria në lidhje me dosjen e vrasjes në “ish bllok”.

 

Martinaj mbeti i plagosur ne kete ngjarje ku humbi jeten truproja dhe miku i tij Fabjol Gaxho ndersa u plagos rende shoku i tij Eljon Hato.

 

Fillimisht Martinaj pretendoi se nuk kishte lidhje me sherrin por prokuroria paraqiti provat nga ekspertiza qe iu be telefonit te tij ku ai komunikonte pak para ngjarjes me miqte e tij te cileve i kerkonte te afroheshin afer lokalit ku ndodhi vrasje dhe te merrnin me vete edhe arme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *