Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e pasurive të Ylli Ndroqit.

Vendimi ishte parashikuar të jepej ditën e mërkurë, por u shty me 24 orë për tu marrë paraditen e kësaj të enjte.

Hetimet nga SPAK nisën në 21 korrik 2020 dhe më pas GJKKO, mori vendimin për sekuestrimin e të gjitha pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi, përfshirë edhe dy televizione, “Ora” dhe “Ora news”.

Avokati i Ylliq Ndroqit tha se vendimi i Apelit është i paargumentuar në provë.

“Dyshimet ndaj klientit timë janë të bazuara në indicia dhe jo në prova. Gjykata vetëm e shpalli vendimin por nuk e argumentoi. Në Turqi nuk ka asnjë dënim për Ylli Ndroqin. Edhe dokumentacioni i ardhur nga Italia thotë se Ndroqi nuk ka qënë ndonjëherë I proceduar atje. Si provë material, atij i është sekuestruar vetëm një celular”.

Avokati i Ndroqit tha se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Lartë, gjykatë që në fakt shqyrton vetëm ligjshmërinë e ndjekjes së procedurave nga dy shkallët e gjyqësorit në këtë cështje.

Seanca në Apel për Ylli Ndroqin është ndjekur edhe nga një përfaqësues i Ambasadës së SHBA.

Ne korrik, SPAK bëri të ditur se 26 pasuritë e sekuestruara janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Trafikimit të narkotikëve″ dhe ″Organizata kriminale″, sipas legjislacionit penal turk, parashikuar njëkohësisht si vepër penale nga nenet 283/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar gjatë përfshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme”.Po ashtu SPAK, nënvizon se pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme. SPAK sqaron se, ka arsye të bazuara për të besuar së lidhur me pasurinë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, kërkese e cila u pranua nga GJKKO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *