Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj duket se i janë kthyer normalitetit pas një krize që kishin para disa kohësh.

 

Dy kushurirat bukuroshet zbuluan se vendosën të bënin një tatuazh të përbashkët, duke larguar në një lloj mënyre ‘syrin e keq’.

 

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe postimet e ndryshme pranë njëra-tjetrës dhe komentet plot dashuri gjatë udhëtimeve të përbashkëta.

 

Së fundmi ka qenë Beatrix, ajo e cila ka komentuar në një prej postimeve të Anxhelinës në ‘Instagram’. “O zot, rashë në dashuri. Do e vendos foton e dytë në sfondin e telefonit tim”, shkroi Ramosaj në fotot ku këngëtarja shfaqej e veshur me një fustan ngjyrë blu mjaft tërheqëse dhe një trëndafil në flokë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *