Subscribe

Nisur nga situata e reshjeve të ditëve të fundit, Operatorit i Sistemit të Shpërndarjes ka anuluar importin e energjisë elektrike nga data 10 deri në datën 17 maj. Ky vendim ka ardhur, pasi Korporata Elektronenergjitke për shkak të përmirësimit të prurjeve në kaskadë ka rritur prodhimin e energjisë  e për pasojë ka anuluar shitjen jashtë vendit.

 

Burime nga kompania thonë kjo masë eshte ndërmarre për të mirmenaxhuar kostot e blerjes së energjisë në kushtet kur KESH do të duhet ta shiste atë në tregun ndërkombëtarë.

 

Aktualisht sipas të dhënave nevojat e OSHEE për konsum do të mbulohen nga prodhimi vendas.

 

Niveli u ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 282 metra me një tendencë rritje të qëndrueshme prej 30 cm në ditë. Pas datës 17 maj OSHEE do të vlerësojë se si do të operojë  më tej, bazuar edhe në kontratat e lidhura me kompanitë për blerjen e energjisë. Thatësira e tejzgjatur në katër muajt e parë të këtij viti ka bërë që OSHEE të shpenzojë të gjithë fondin prej 100 milion euro për import. Paralelisht kompania ka tkurrur fondin e investimeve për shkak të sigurimit të energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *