Nuk do të ketë fitues të Topit të Artë në vitin 2020. Kështu raporton “France Football”, që ndan edhe çmimin më prestigjioz në futboll.

Me anë të një njoftimi, sqarohet se në mungesë të kushteve që do të mundësonin zgjedhje korrekte, çmimi nuk do të ndahet këtë vit kalendarik.

Kjo ndodh për herë të parë nga viti 1956 dhe lojtarët që shpresonin ta fitonin këtë vit, duhet të presin të paktën edhe një vit tjetër, për ta tentuar përsëri atë.

Gara për Topin e Artë është dominuar në vitet e fundit nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Vjet, çmimin për  futbollistin më të mirë e fitoi Leo Messi.

Ndërkohë UEFA do të ndajë çmimin për lojtarin më të mirë në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *