Raportohet se çifti i famshëm hollivudian kanë anuluar martesën e tyre sërish.

 

Muajt e fundit duket se ata nuk po shkonin aspak mirë me njëri-tjetrin pasi nuk po binin dakort se kur do të bëheshin me fëmijë.

 

Aktori Hemsworth po priste me padurim të bëhej baba dhe ishte gati të krijonte familje dhe këngëtaren e famshme.

 

Burime pranë tyre janë shprehur se Miley është vetëm 24-vjeç dhe nuk është gati për t’u bërë nënë. Ajo ka nevojë për lirinë e saj edhe për pak kohë për këtë arsye e ka shtyrë dasmën prej muajsh duke e detyruar Liam ta anulojë atë.

 

Kjo është hera e dytë që ish çifti i japin fund marrëdhënies së tyre. Ata kanë qenë të fejuar për herë të parë në vitin 2012 dhe menjëherë pas fejesës u ndanë. Mesa duket historia po përsëritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *