Ashtu siç njoftoi dhe në deklaraten për shtyp të një dite me parë, të henën presidenti Ilir Meta do të bëjë publike të gjithë argumentet e tij që e çuan në anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Burime nga presidenca pohuan se kreu i shtetit pritet të dalë në një konferencë për shtyp që në orën 8 të mëngjesit, nga ku do të shuajë të gjitha pikëpyetjet e ngritura.

 

Vendimi i tij është cilësuar si në kundërshtim me kushtetutën dhe i pa ankimueshëm, për sa kohë nuk ka një gjykatë kushtetuese.

 

Pritet që argumenti i kreut të shtetit të jetë i fokusuar tek fryma dhe situata e krijuar në vend, ku palët vijojnë të jenë ende shumë larg njëra-tjetrës në gjetjen e një zgjidhjeje.

 

Por pavarësisht krizës politike, me interes mbeten argumentet ligjore, mbi të cilat kreu i shtetit e ka mbështetur vendimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *