Ish deputeti i PD, Klevis Balliu e ka cilësuar Kuvendin e thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha si një tubim të Ramës.

 

Sipas tij, Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend, ku për qëllim ka përjashtimin e demokratëve

 

“Antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës. Vetëm Edi Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend, ku për qëllim ka përjashtimin e demokratëve, përçarjen e demokratëve dhe shkatërrimin e PD, siç edhe tha zëdhënësja e Lul Bashës. PD do bashkohet në një Kuvend me datë 11 Dhjetor për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, shkruan Balliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *