Subscribe

Ministri brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar nga pika kufitare e Hanit të Hotit informacionet se liqeni i Shkodrës është përdorur nga trafikantët për kalimin e lëndëve narkotike. Lleshaj mohoi të ketë dijeni në lidhje me sasinë e trafikuar, por garantoi se lufta kundër narkotike është prioritet.

 

 “Nga maji janë kapur 1 ton droge nga policia malazeze, qe kalon nga liqeni i Shkodrës? Nuk e kam ketë informacion. Nuk mund ta konsiderojmë te mbyllur, por kemi shkatërruar rrjetet e kultivimit të saj. Treguesit e provojnë faktin, ka përpjekje sporadike.”

 

Ministri i brendshëm u shpreh se për të gjitha rastet e konstatimit të kultivimit të lendeve narkotike, do të jenë administratorët lokalë ata që do të mbajnë përgjegjësi.

 

“15 qershori ishte afati i fundit për kanabisin, por dje u gjetën bimë kanabisi në Bulqizë dhe jug. Do ketë përgjegjësi? 15 qershori ka qenë dita e fundit që i përjashtonte autoritetet nga përgjegjësia. Pas 15 qershorit, çdo bimë që gjendet në territor shoqërohet edhe me përgjegjësi për autoritetet që kanë përgjegjësi për atë zonë dhe kështu do të ndodhë. Të gjitha rastet e konstatimit të kultivimit të bimëve narkotike në territor janë shoqëruar me penalitete të qarta për administratorët lokalë, punonjësit e policisë së shtetit që kanë përgjegjësi.”

 

Lleshaj i është përgjigjur edhe skeptikëve në lidhje me punën e bërë nga FRONTEX dhe EUROPOL.

 

Kam ndjekur këto ditë, me një farë keqardhje disa njoftime, të cilat e përkthejnë ardhjen e agjencive europiane në Shqipëri, si shenjë dyshimi ndaj Shqipërisë, ndërkohë që është e shpallur botërisht nga vetë BE, edhe nga ne, që ardhja e tyre në Shqipëri është shenjë besimi, shenjë e një hapi të rëndësishëm integrimi të Shqipërisë drejt strukturave të BE, dhe dje patëm mundësinë, që pas Frontex të hapim edhe zyrën e Europol, si të thuash të kompletojmë praninë europiane në Shqipëri sa i përket institucioneve të sigurisë publike dhe policisë; dhe ky është një lajm jashtëzakonisht i madh, i cili duhet të na bëjë krenarë që ne tashmë “de facto” jemi të ndërlidhur ngushtësisht me strukturat europiane përgjegjëse për sigurinë.

 

Deklaratat Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i bëri gjatë inaugurimit të godinës së re të Policisë Kufitare në Han të Hotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *