Banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit vijojnë të ankohen. Këtë të hënë, ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri u takua me një prej banorëve të Thumanës, Arben Muça. Ai denoncoi se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti. Sipas tij, të vetmen ndihmë ka gjysmën e pensionit të nënës.

 

“Jam banor i këtij komuniteti të Thumanës. Quhem Arben Muça. Jemi dëmtuar nga tërmeti shumë. Unë rri te shtëpia e djalit. Djali njërën dhomë e ka të banueshme, hyrja tjetër jo. Eshtë shtëpia pa kolona, është shumë e dëmtuar, kam frikë të jetoj brenda. Rri këtu te nëna në çadër. Nuk përfitoj as bonus, as qira, as ndihmë sociale, as ushqime, as kryq të kuq, asgjë. As kryq të kuq asnjë gjë. Unë si me qënë ndonjë jetim ose mos me qenë shqiptar. Nëna më jep pensionin për të likujduar kredinë çdo muaj se kanë ardh më kanë sekuestru.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *