Nisur nga ankesat e shumta të banorëve të Qarkut Dibër, për vonesën e rifillimit të punimeve në rrugën nacionale Burrel – Klos, Drejtoresha e Autoritetit rrugor Shqiptar, Sonila Qato e shoqëruar nga deputetja e Qarkut Dibër, Almira Xhembulla dhe Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, ishte këtë të Mërkurë në kantier, ku pa nga afër rifillimin e punimeve.

Qato tha se pengesë ndaj firmës është moti i papërshtatshëm për zhvillimin e volumeve të ndryshmeve të punimeve.

Por sipas saj, tashmë ka marrë garancinë e firmës, që në vazhdim puna do të vijojë intensivisht për ta mbyllur si investim deri në fund të muajit Korrik.

Ndërsa drejtori i Projekteve Mirëmbajtëse, Mihal Cico tha se tashmë firma do të punojë me katër grupe pune, për të bërë të mundur mbylljen e punimeve të asfaltit para muajit Korrik, ndërsa më pas do të vijohet me veprat e artit si dhe sinjalistikën horizontale e vertikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *