Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj, diplomati angel Paul Edëard Conolly do të kurorëzonin dashurinë e tyre në një ceremoni private në Toskanë në shtator të vitit 2015. Artistja shqiptare mbajti “sekret” të dashurin, dasmën e deri para pak javësh kishte fshehur nga sytë e publikut online edhe shtatzënisë.

 

Lajmin për pritjen e ëmbël e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku justifikoi edhe mungesën e saj në rrjetet sociale.

 

“A duket barku im i madh me këto? Kërkoj ndjesë për mungesën në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar.” – shkruante këngëtarja shqiptare, krahas fotos ku shfaqej e veshur me një palë rroba banje trup në ngjyrë të zezë dhe qartazi i dallohej barku i rrumbullakosur.

 

Megjithatë sapo zbuloi lajmin për të gjithë ndjekësit e saj, Anjeza pothuajse çdo ditë publikon diçka nga jeta e saj e përditshme.

 

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi duke pirë një kafe, sigurisht pa kafeinë, sepse efektet anësore tek fetusi njihen! Anjeza ka treguar se ky ndryshim i dietës dhe zakoneve nuk ka qenë aspak i lehtë për të. “Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet, por duket si diçka shumë natyrale kur ja vlen”, – ka shkruar ajo./Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *