Ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, solli në jetë vajzën e saj të parë në datën 8 mars dhe sigurisht që nuk mund të mos e ndante këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

 

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI.” -do të shkruante ajo, e nga ajo kohë e deri më sot është treguar shumë e kujdesshme me ekspozimin e saj.

 

Megjithatë, duket se dje ka bërë një lëshim të vogël duke ndarë me fansat një foto të vogëlushes ku mund të shquani, edhe pse me vështirësi, fytyrën e saj të ëmbël.

“Vizita e parë e Torit në kopshtin zoologjik”, shkruan Anjeza, teksa bashkë me të bijën shikojnë nga afër gjirafat./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *