Këngëtarja Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj kanë festuar 4-vjetorin e martesës së tyre.

 

Ky është një përvjetor ndryshe për çiftin, pasi tashmë, familjes së tyre i është shtuar vogëlushja të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tori.

 

Këtë vit ata festojnë të tre, e nëse në përvjetoret e deritanishme kanë festuar me qirinj e verë, këtë të vit duhet të çojnë vogëlushen në park si fillim dhe ky është bekimi më i madh për një familje.

 

Anjeza ka shkrepur një foto të të treve sot në mëngjes, të cilën e ka postuar në Instagram me mbishkrimin:

 

“Duke festuar 4-vjetorin e martesës, këtë vit festojmë të tre”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *